Fun

Shkencëtarët vërejnë shenja jete në planetin Venera

0
shkencetaret-verejne-shenja-jete-ne-planetin-venera

Gazi është detektuar në atmosferën e planetit Venerë, duke sugjeruar se planeit mund të kryejë procese të panjohura fotokimike apo gjeokimike, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Në Tokë, fosfina – gaz pa ngjyrë që ka erën e hudhrës – prodhohet kryesisht nga burimet biologjike anaerobe. Sasi të vogla të gazit ndodhin natyrshëm nga dëmtimi i lëndëve organike.

Ndonëse kushtet atmosferike të Venerës bien në kundërshtim me kërkesat e jetës, mjedisi i reve të sipërme, e bënë atë më të përmbajtshëm.

Studiuesit shikuan mënyra të ndryshme se si mund të jetë prodhuar gazi, duke përfshirë burime në sipërfaqen e planetit, mikrometeorite, rrufe ose procese kimike që ndodhin brenda reve.

Por ata nuk ishin në gjendje të përcaktojnë burimin e sasive të gjurmës së fosfinës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera