Përkundër situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, qytetarët vazhdojnë të mos binden për rrezikun, shkruan lajmi.net.
Reperi Don Xhoni sot (e premte) ka mbajtur koncert në qytetin e Shkodrës, ku ishin mbledhur një numër i madh i fansave të tij.
Këtë gjë ai e tregoi përmes një fotografie, të realizuar nga skena, ku prapa tij shihet numër i madh i të rinjve.
“Urime 28 nëntori un’ po ua uroj i pari Prej SHKODRES MAGJIKE. Faleminderit shume nga zemra për ket mikpritje”, shkruan reperi sipër fotografisë.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni është “Alles gute criminale”, e cila mori mbi dy milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/