Lajme

Shkon t’i tërheqë paratë nga bankomati, ia vjedhin akoma pa i futur në kuletë

0

Një person gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka raportuar në polici vjedhjen e parave që i janë bërë.


Personi në fjalë (emër i njohur për policinë), derisa po tërhiqte paratë nga bankomati në Prishtinë, te bulevardi “Bill Clinton”, i është afruar një person dhe ia ka marrë paratë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur i ka marr kësen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

Lexo të tjera