Fun

Shoku më i mirë i njeriut mund të jetë armiku më i madh i Trump

0
shoku-me-i-mire-i-njeriut-mund-te-jete-armiku-me-i-madh-i-trump

Qentë dhe Trump mund të kenë një histori të komplikuar dhe në një mënyrë ai tregon se nuk i do ata, transmeton lajmi.net.

Në një ngjarje, Ivana Trump e ka përshkruar presidentin si “jo një fans i qenve”. Ai gjithashtu ka bërë një krahasim të rivalit të tij me qentë si një ofendim.

Tani, qentë po “luftojnë” me të.

Një video virale në TikTok tregon një qen i cili urinon afër shenjës së fushatës të Donald Trump. Në video, një haski i quajtur Ghost ecën përreth shenjës në oborrin e një fqinji dhe urinon në të.

Video e cila ka mbi 11 milionë shikime në TikTok, gjithashtu është shpërndarë nga ata që janë anti-Trump dhe ka 1.5 milionë shikime në Twitter. /Lajmi.net/

Lexo të tjera