Lajme

Shokuese/ Rrëzohen raftet e supermarketit, vdes 21 vjeçarja

0

Një 21 vjeçare ka mbetur e vdekur, pasi raftet e një supermarketi në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino.

Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Oliveira Rodrigues

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara.

Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.

Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

 

 

 

 

 

Lexo të tjera