Sport

Shoqata e Klubeve Evropiane, ECA kundër krijimit të Superligës Evropiane

0
shoqata-e-klubeve-evropiane,-eca-kunder-krijimit-te-superliges-evropiane

ECA, Shoqata e Klubeve Europiane të futbollit, ka dalë menjëherë me një deklaratë në lidhje me vendimet e 12 klubeve për krijimin e Superligës evropiane të futbollit, transmeton lajmi.net.

Kjo organizatë, ka dënuar idenë e krijimit të një Superlige Evropane, ndërkohë që ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me UEFA-në përmirësimin e garave evropiane.

“ECA do të qëndrojë fort kundër asaj që media i referohet si Super League me një numër të mbyllur skuadrash”, deklaroi ECA.

ECA, presidenti i së cilës është Andrea Agnelli numri 1 i Juvevtusit, zhvilloi një takim urgjent mbrëmjen e së dielës pas zërave për një njoftim zyrtar mbi lindjen e Superligës Evropiane por në këtë mbledhje mungoi kreu i klubit bardhezi.

12 klubet të cilat konfirmuan pjesëmarrjen në Superligën Evropiane, nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje. Ndërsa, përfaqësuesit e Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain ishin të pranishëm, ndërsa mbledhja u drejtua nga Edwin van der Sar, në rolin e nënkryetarit të ECA-s./Lajmi.net/

Lexo të tjera