Lajme

Shpend Ahmeti e përvetëson programin e PDK’së për “rampën” në hyrje të Prishtinës

0

Ideja për ta bërë më pagesë hyrjen në qendër të Prishtinës nga qytetet e tjera, nuk është e re, këtë ide e kishte prezantuar në vitin  2017 kandidati i PDK’së Lirak Çelaj , shkruan Gazeta Metro.


Ne zgjedhjet lokale per Prishtinën me 2017 kandidati i PDK’së Lirak Çelaj kishte propozuar futjen e një pagese për ata që futen me vetura në Prishtinë.

Ai poashtu kishte propozuar edhe ndërtimin e parkingjeve ne hyrje te Prishtinës dhe funksionalizimin e Trafikut Urban e cila do te transportonte udhëtaret per ne qendër te Prishtinës.

Qëllimi i saj ishte ruajtja e ambientit si dhe normalizimi i trafikut ne Prishtine. Aso kohe Shpendi e refuzonte këtë ide kurse tash per ironi del me një ide identike sikur të kundërkandidatit te tij.

E ironike është se edhe vet PDK po e kundërshton fuqishëm duke hedhur akuza ndaj kësaj ideje.

Ndërsa vihet në dyshim që vet PDK kishte bojkotuar Lirak Çelajn ne garën e tij për të parin e Prishtinës.

Njëri nga anëtarët e PDK’së, i cili ishte zëvendësministër, ka kundërshtuar këtë ide, që dikur kjo parti e kishte në planprogramin e vitit 2017. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/100003381229311/posts/3198489786940364/?extid=0&d=n

Lexo të tjera