Lajme

Shpend Ahmeti: Masat e reja anti-covid pa efekt, vetëm po dëmtohen qytetarët e bizneset

0
shpend-ahmeti:-masat-e-reja-anti-covid-pa-efekt,-vetem-po-demtohen-qytetaret-e-bizneset

Ahmeti këto deklarime i ka bërë përmes ‘Facebook’-ut të tij, gjersa ka thënë se numrat e rasteve kanë qenë të njëjta që prej futjes në fuqi të masave të reja.

Komuna në të cilën menaxhon Ahmeti kategorizohet në zonën e kuqe të rrezikshmërisë. Qytetarëve të Prishtinës iu kufizohet e drejta e lëvizjes nga ora 19:00-05:00.

Postimi i plotë:

Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njejta ose më të larta se para dy jave.

Ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt. Duhet të zgjidhet rruva që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar.

Gjysëm – masat me kufi jologjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurtë. Dora gjysëm e hekurtë pa kurfarë dore të ndihmes zvogëlon besimin në institucione.

Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurfarë obligimi ndaj tyre. /Lajmi.net/

Lexo të tjera