Lajme

Shqipëri, përfshihet nga zjarri një pus nafte

0

Një pus nafte është përfshirë nga flakët e zjarrit në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Mallakastër pranë fshatit Belishovë.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. /tvklan.al

Lexo të tjera