Sport

Shqipëria zyrtarizon miqësoren e radhës, do të përballet me një kombëtare modeste

0
shqiperia-zyrtarizon-miqesoren-e-radhes,-do-te-perballet-me-nje-kombetare-modeste

Në njoftimin e FSHF-së saktësohet që, sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program.

Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor, përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

Lexo të tjera