Lajme

Shqiptaro-amerikanët takim virtual nëpërmjet Zoom-it, në mbështetje të Biden-it

0
Përkrahësit e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, do të mblidhen sonte (e enjte) në një takim masiv në internet (zoom) për të shprehur mbështetjen e tyre, pak javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sipas gazetës shqiptare në SHBA, “Illyria Press”, figura të njohura nga bota e politikës dhe artit do të japin mesazhet e tyre.

“Mes figurave politike që pritet të flasin gjatë takimit janë senatori Gary Peters, një përkrahës i njohur i kauzës shqiptare në Senatin amerikan, guvernatorja e shtetit Michigan, Gretchen Whitmer, kongresistja Debbie Dingell etj. Një nderim i veçantë për kontributin e tij për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare është rezervuar për kongresistin Eliot Engel, i cili gjithashtu do të ketë një mesazh me video. Sipas një njoftimi të orës së fundit, në lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë edhe ylli i muzikës ndërkombëtare Dua Lipa”, ka shkruar “Illyria Press”.

Pjesëmarrja në këtë tubim mund të bëhet përmes kësaj vjegëze (kliko). /KI

Lexo të tjera