Lajme

SHSKUK: Kemi krijuar hapësira me shtretër edhe në klinikat tjera për të prekurit me COVID-19

0
shskuk:-kemi-krijuar-hapesira-me-shtreter-edhe-ne-klinikat-tjera-per-te-prekurit-me-covid-19

ërpos numrit të madh të rasteve me virusin SARS CoV-2, gjendja aspak e lehtë nuk është në kuadër të klinikave spitalore.

Gjatë ditës së djeshme burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se klinikat të cilat operojnë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk kanë vende për të infektuarit e tjerë me COVID-19, përpos atyre që tashmë janë të shtrirë në këto reparte disa prej tyre infektive e disa të shndërruara në klinika për t’u shërbyer të prekurve me koronavirus.

H.S, emër i njohur për redaksinë, së fundi është infektuar me virusin SARS CoV-2. Pavarësisht faktit se ai rezultoi pozitiv me këtë virus dhe iu desh trajtim në spitalit, atij ju pamundësua kjo gjë.

I moshuari në fjalë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 pati probleme sa i përket frymëmarrjes. Të njëjtit i kishte rënë oksigjeni nën 86, por që për doktorët e QKUK-së nuk ishte mjaftueshëm për ta ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

I njëjti ishte drejtuar në Qendrën e Emergjencës së QKUK-së, ku i ishte thënë se pa rënë oksigjeni nën 70 nuk mund të pranohet në spital, por siç kanë shpjeguar doktorët nëse një gjë e tillë ndodhë nuk të shkaktojë fatalitet.

Por në përgjigjen e dhënë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për lajmi.net u tha se  QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Madje u tha se falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe përkushtimit nga stafi shëndetësorë është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim në klinikat e QKUK-së.

“Përveç Klinikës Infektive, janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2( Mjekësi Sportive), poashtu në Klinikën Infektive 3 ( Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid”, u tha tutje në përgjigjen e dhënë nga Zyra për Informim e SHKUK-së.

Tutje u theksua se të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ku ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshëm.

“Ekipet mjekësore 24 orë ofrojnë trajtim për këta pacientë të prekur me COVID”, u tha në përgjigje teksa nuk u dhanë të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në kuadër të këtyre klinikave e të cilët po marrin trajtim për infektim me SARS CoV-2.

Tani për tani në Kosovë janë gjithsej 13 mijë e 763 raste aktive me koronavirus ku si pasojë e këtij infektimi nga marsi i vitit të kaluar kanë humbur jetën 1 mijë e 996 pacientë.

Së fundi Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja antiCOVID duke mbyllur kështu një pjesë të sektorëve që kanë të bëjnë me gastronominë dhe qendrat tregtare dhe duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00./Lajmi.net/

Gjendje alarmante/ I moshuari në gjendje të rëndë me COVID nuk pranohet në QKUK, spitalet e mbushura plotë

Lexo të tjera