Lajme

Shtëpia e Bardhë e falënderon presidentin Thaçi për dekorimin e presidentit Trump

0
shtepia-e-bardhe-e-falenderon-presidentin-thaci-per-dekorimin-e-presidentit-trump

“Presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”, thuhet në letrën që këshilltari O’Brien i ka dërguar këtë javë Presidenti Thaçi, shkruan lajmi.net.

Këshilltari O’Brien falënderon edhe për dekorimin e Emisarit Special, Ambasadorin Richard Grenell, si dhe vet Këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien me Medaljen e Meritave.

“Është nder i madh që të qëndroj përkrah banorëve të Kosovës”, thotë O’Brien në letrën e tij.

“E çmojmë përkrahjen e fuqishme për implementimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”, përfundon letra që këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, i ka dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Theksojmë se, presidenti, Hashim Thaçi, ka dekoruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Urdhrin e Lirisë, dekoratën më të lartë në Kosovë, për angazhimin e tij për të arritur një marrëveshje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë ndërsa Ambasadorin Grenell dhe Këshilltarin O’Brien i ka dekoruar me Medaljen e Meritave për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera