Fun

Shtëpia në shitje por askush nuk po guxon ta blejë

0
shtepia-ne-shitje-por-askush-nuk-po-guxon-ta-bleje

Banesa e vitit 1920 me 4 dhoma gjumi ndodhet në Salem të Oregonit dhe konsiderohet një “investim i zgjuar”, pavarësisht se është e mbushur me shkrime të tmerrshme paralajmëruese.

Fotot e shtëpisë të shpërndara në Tëitter janë mjaftueshëm për të trembur çdo blerës të mundshëm. Në një prej tyre shihet simboli i Djallit i pikturuar në murin e bodrumit. Ndërsa në dysheme mund të shihet një gropë ku shkruhet: “Hyr dhe takoje atë”, transmeton Lajmi.net.

Prona është postuar nga “Murray Broën Real Estate” me çmimin 170 000$. Postimi ka marrë mijëra komente, me njerëzit që janë tërhequr shumë mesa duket nga fakti se shtëpia mund të jetë e pushtuar nga shpirtrat.

“Nuk është keq për rimodelim, po r besoj se do të kushtojë shumë largimi i shpirtrave”, shkruan me shaka një person. /Lajmi.net

Lexo të tjera