Lajme

Shteti i kap duke mashtruar ETC-në, Viva Fresh-in dhe Interex-in

0

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznese për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore.


Por, ministri Krasniqi ka thënë se gjatë këtyre inspektimeve janë gjetur mashtrime në deklaracionin e produktit, me ç’rast edhe janë marrë masa ndaj marketeve, shkruan Reporteri.net.

E gazeta ka marrë vesh nga burime brenda Ministrisë, se tri marketet që u kapën duke mashtruar janë ETC, Viva Fresh dhe Interex.

“Kemi gjetur produkte me përshkrimin djathë, e që në fakt përmbajtja e tyre është bimore. Dhe në këtë rast, inspektorët kanë obliguar marketet që t’i largojnë këto produkte të cilat janë të vendosura në mënyrë mashtruese”,  ka thënë Krasniqi për gjetjet në këto tri markete.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që marketet kapen duke mashtruar. Edhe më herët, Inspektorati kishte gjetur shkelje me çmime dhe probleme të tjera.

Vlen të theksohet se kohë më parë ishte raportuar se në dy nga këto markete, ishte gjetur sasi e madhe e mishit të prishur, të cilët ishe konfiskuar dhe asgjësuar./Reporteri.net

Lexo të tjera