Lajme

Shteti që do të shkatërrojë 16.000 doza të AstraZeneca-s, s’ka vullnetarë

0
shteti-qe-do-te-shkaterroje-16.000-doza-te-astrazeneca-s,-s’ka-vullnetare

Aktivistët shëndetësorë janë të shqetësuar se lidhja e mundshme e vaksinës me rastet e mpiksjes së gjakut dhe thashethemet se njerëzve po u jepen doza me afat të skaduar po ndikojnë që qytetarët të ngurrojnë për ta marrë vaksinën.

Tash për tash, në Malawi janë dhënë rreth 230 mijë doza, të mjaftueshme për vetëm rreth 1 për qind të popullsisë. Përpos nga Unioni Afrikan, ky shtet ka marrë më shumë se 400 mijë doza të AstraZeneca-s nga programi COVAX dhe qeveria indiane, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, banorët e Malawit i pritën vaksinat me entuziazëm, madje duke krijuar radhë të pritjes para qendrave të vaksinimit, por numri i personave të interesuar tashmë ka rënë.

“Janë disa njerëz që ngurrojnë, sepse duan të kuptojnë, disa të tjerë për shkak të fesë dhe disa të tjerë që thjesht thonë ‘do të shkoj nesër”, tha Dr. Ben Chilima, drejtor i Institutit të Shëndetit publik në shtetin afrikan.

Lexo të tjera