Fun

Shteti që po detyron të gropojnë varre ata që nuk i vënë maskat

0
shteti-qe-po-detyron-te-gropojne-varre-ata-qe-nuk-i-vene-maskat

Tetë njerëz që u kapën pa maska në regjencën e Gresikut të Indonezisë u obliguan të gërmojnë varre në një varrezë publike në fshatin Ngabetan, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

“Momentalisht, në dispozicion për hapjen e varreve janë vetëm tre punëtor, kështu që mendova t’i angazhojë këta njerëz”, deklaroi kreu i rrethit të Cerme, Syono.

“Shpresojmë se kjo mund të shihet si një pengesë ndaj shkeljeve të mëtejshme të masave” i tha ai për Tribun News të mërkurën.

Numri i rasteve me sëmundjen Covid-19 po vazhdon të rritet në Cerme, duke nxitur fshatin të forcojë masat e sigurisë.

Banorët që injorojnë protokollet e reja i nënshtrohen gjobitjes ose shërbimit komunitar si dënim me ligj.

Indonezia pësoi rritje të numrit të rasteve me virusin korona dje, pasi u raportuan 3,636 të infektuar të rinj me virusin nga familja SarS-Cov2, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekkurve që nga fillimi i pandemisë në 218,382. /Lajmi.net/

Lexo të tjera