Sport

Shtyhet debutimi i Ramosit me PSG-në, ja arsyeja!

0
shtyhet-debutimi-i-ramosit-me-psg-ne,-ja-arsyeja!

Ramos u transferua në PSG me parametër zero pasi atij i skadoi kontrata me Real Madridin, gjë që bëri largimin e tij nga “Los Blancos” pas 16 vitesh.

Sipas L’Equipe, Ramos parashihej të debutonte sot në miqësoren kundër Augsburgut, por reprezentuesi spanjoll nuk ka udhëtuar me skuadrën gjë që ka bërë që debutimi i tij të shtyhet, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai po stërvitet me shokët e skuadrës dhe PSG kishte vendosur që të mos e inkuadrojë atë në ndeshje për të debutuar nga frika e ndonjë lëndimi, pasi Ramos humbi “Euro 2020” nga një lëndim që e pësoi në fund të sezonit me Realin.

Ramos do t’i vazhdojë stërvitjet ku do të mund ta bëjë debutimin e tij kundër Genoa me 24 korrik ose kundër Sevillas me 27 korrik./Lajmi.net/

Lexo të tjera