Sport

Shtyhet vendimi për ndeshjen Juve – Napoli

0
shtyhet-vendimi-per-ndeshjen-juve-–-napoli

E planifikuar të luhej më 4 tetor, ora 20:45, ndeshja mes Juventus dhe Napoli nuk pa dy skuadra në fushën e blertë.

Juve zbriti në fushë, por kundërshtarët nuk kishin udhëtuar fare drejt Torinos, me arsyetimin se janë të rrezikuar nga Covid-19.

Thuhej se tri pikët do t’i shkonin automatikisht skuadrës së Juves, por vendimi është shtyrë.

Në Itali raportojnë se gjyqtari i sportit, Gerardo Mastrandera do të marrë kohën e tij për të analizuar rastin, përcjell lajmi.net.

Ai ka kërkuar hetime më të thella edhe për disa dokumenta të FIGC.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi për ndeshjen Juve-Napoli. Gjasat janë maksimale për tri pikë në tavolinë për ‘Zonjën e Vjetër’. /Lajmi.net/

Lexo të tjera