Sport

Shuhen edhe opsionet Leeds e Leipzig për Rashicën – vetëm Aston Villa opsion largimi

0
shuhen-edhe-opsionet-leeds-e-leipzig-per-rashicen-–-vetem-aston-villa-opsion-largimi

Drejtori sportiv i Werder Bremen vazhdon të besojë se ka mundësi largimi për Milot Rashicën në ditën e fundit të merkatos, por opsionet për të po shuhen.

Leeds United raportohet të ketë arritur marrëveshje me Rennes për anësorin brazilian, Raphinha, transmeton lajmi.net.

Ata janë gati të paguajnë 17 milionë euro për lojtarin + 6 milionë të tjera si bonuse.

Në anën tjetër, Leipzig, sipas Fabrizio Romano është në përfundim të marrëveshjes me Romën, për Justin Kluivert.

Kluivert pritet t’i bashkohet gjermanëve në formë huazimi për këtë sezon.

Mundësia e vetme e Milotit mbetet Aston Villa, skuadër e cila, sipas Ronan Murphy (gazetar i ‘Goal’ për Bundesliga), mund të transferojë lojtarin, përkundër se kanë nënshkruar me Bertrand Traore.

Mbetet të shihet deri nesër se cila do të jetë skuadra e Rashicës për sezonin tjetër. /Lajmi.net/

Lexo të tjera