Rozë

Shyhrete Behluli publikon pamje nga xhirimet e klipit me këngëtarin turk

0
shyhrete-behluli-publikon-pamje-nga-xhirimet-e-klipit-me-kengetarin-turk

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli dhe këngëtari turk Sinan Akçıl po vijnë me bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur Shyhretja nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar pamje nga xhirimet e klipit të cilat po bëhen në Stamboll të Turqisë.

“Foto gjate xhirimeve te kenges me te re me @sinanakcil 🙏🏼 “, ka shkruar këngëtarja pranë postimit, foto në të cilat duket tejet elegante.

Komentet e fansave të shumtë ishin nga më të ndryshmet. Ata i dëshironin shumë suksese këngëtares duke e quajtur ‘ e ëmbla e Shqiptaris”./Lajmi.net/

Lexo të tjera