Fun

Si do të duken njerëzit pas 1 milion viteve?

0
si-do-te-duken-njerezit-pas-1-milion-viteve?

Të gjitha gjallesat në tokë vazhdojnë të evoluojnë, brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate. Nganjëherë ndryshon pamja e jashtme, nganjëherë përbërja e brendshme, por ndryshimet nuk ndalojnë kurrë, shkruan lajmi.net.

P.sh. dhëmbi i pjekurisë, për paraardhësit tanë, ka qenë shumë i nevojshëm për të ngrënë ushqime të forta, por sot, është i panevojshëm.

Sipas disa studimeve të bëra, ekspertët kanë ardhur në përfund se si do të duken njerëzit pas një milion viteve.

  • Këto do të jenë ndryshimet në pamje që do të ndodhin tek njerëzit në të ardhmen:
    në 200 vitet e fundit, gjatësia mesatare e njerëzve është rritur për 10 cm, si shkak i përmirësimit të kushteve jetësore. Në një milion vite, njerëzit do të kenë gjatësi mesatare rreth 2 metra.
  • Ngjyra e lëkurës do të bëhet më e errët, teksa vazhdon përzierja mes racave. Gjithashtu me errësimin e lëkurës, edhe mbrojtja ndaj rrezeve UV të diellit do të bëhet më e mirë.
  • Meqë gjithçka veçse ka filluar të kthehet në elektronike, duke përdorur forcën fizike pak e më pak, muskujt e njerëzve do të dobësohen shumë në të ardhmen. Teknologjia do të jetë e integruar në trupat tanë.
  • Përdorimi i vazhdueshëm i teknologjisë do të bëjë krahët dhe gishtat tanë më të gjatë dhe më të hollë.
  • Këmbët do të jenë më të shkurta dhe kyçet e këmbës do të bëhen më të palëvizshme.
  • Gishtat e këmbës do të bëhen shumë më të shkurtër dhe do të kemi vetëm 4 gishta.
  • Oksigjeni do të jetë më i rrallë në atmosferë, prandaj mushkëritë do të rriten që të mund të thithin oksigjen mjaftueshëm, duke e bërë gjoksin më të gjerë.
  • Koka do të jetë më e vogël, dhe truri po ashtu duke e rritur inteligjencën tonë.
  • Dhëmbët do të bëhen më të vegjël dhe më pak dhëmbë në gojë.
  • Goja do të bëhet më e vogël, sytë do të bëhen më të mëdhenj.
  • Qimet e trupit do të eliminohen plotësisht. /Lajmi.net/

Lexo të tjera