Lajme

Si kaloi nata e parë e shtetrrethimit për francezët?

0

Baret dhe restorantet në rrugët e Parisit dhe 8 qyteteve të tjera të mëdha të vendit u mbyllën të shtunën në orën 21:00 të darkës, pas hyrjes në fuqi të shtetrrethimit të urdhëruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

Qëllimi është ulja e ritmeve të larta të infektimit që 24-orëshin e fundit thyen një tjetër rekord brenda pak ditësh prej më shumë se 32 mijë infektimesh të reja, shifra më e lartë ditore në Europë.

Shtetrrethimi prej orës 21:00 të darkës deri në 6:00 të mëngjesit do të qëndrojë në fuqi për një muaj, por pronarët e bizneseve të prekura thonë se rrezikojnë falimentin. Shtetrrethimi ka prekur mbi 20 milionë banorë që jetojnë në qytetet e mëdha.

Në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte pritet të shpallë masa të reja këtë të diel duke paralajmëruar mbylljen e aktiviteteve jo-jetike si palestrat, pishinat dhe aktivitetet amatore sportive.

Në Gjermani, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi, për të shmangur rivendosjen e karantinës kombëtare e për të ruajtur ritmet e ulëta të infektimeve.

Në Sllovaki, qindra persona, kryesisht mbështetës të ekstremit të djathtë, protestuan kundër masave shtrënguese. Në fillim të këtij muaji, qeveria shpalli gjendjen e emergjencës anti-COVID./Express

Lexo të tjera