Fun

Si të zgjoheni më lehtë në mëngjes?

0
si-te-zgjoheni-me-lehte-ne-mengjes?

Për shumë prej nesh është e vështirë që të zgjohemi në mëngjes, por mund të jetë edhe më e vështirë gjatë vjeshtës dhe dimrit, shkruan lajmi.net.

Faktori kryesor që ndikon në këtë është errësira. Trupi i njeriut është i krijuar në atë mënyrë, që të prodhoj më shumë melatoninë kur është errët, pra melatonina na bënë të përgjumur.

Për të ndihmuar që të zgjoheni më lehtë, vetëm duhet të ndiqni këta hapa dhe shumë shpejt rutina juaj e gjumit do të ndryshoj.

  1. Mbani dritat ndezur – edhe pse do të ishte më efikase drita natyrale e diellit, në dimër kjo mund të jetë mjaftë e vështirë, e sidomos nëse zgjoheni rreth orës 6 të mëngjesit, kur dielli akoma nuk ka lindur. Me dritën ndezur, prodhimi i melatoninës do të bie, dhe do të zgjoheni më lehtë.
  2. Flini aq sa iu duhet – pavarësisht mitit që njeriut i duhen vetëm 6 orë gjumë, kjo ndryshon varësisht nga organizmi juaj. Disa mund të mjaftohen me 3 orë gjumë, ndërsa disa kanë nevojë për 11 orë gjumë. Gjeni kohën që iu duhet juve për të përmbushur normën.
  3. Flini në kohën e duhur – ora biologjike e juaja e vendosë se a duhet të flini natën apo ditën. Mirëpo kjo kohë duhen 72 orë për ta ndryshuar. Pra është shumë e lehtë që të ktheni gjumin në orarin e duhur.
  4. Zgjohuni në të njëjtën kohë – nëse filloni të zgjoheni vazhdimisht në të njëjtën kohë, trupi juaj do të filloj të zgjohet vetvetiu në të njëjtën kohë çdo ditë.
  5. Mos lini disa alarme – bëni vetëm një alarm, nëse keni frikë që nuk do të zgjoheni, vetëm kujtoni vetes para se të flini se keni lënë vetëm një alarm. /Lajmi.net/

Lexo të tjera