Fun

Si t’i bëni njerëzit të iu pëlqejnë?

0
si-t’i-beni-njerezit-te-iu-pelqejne?

A e keni vënë re se disa persona thjeshtë janë më të pëlqyer prej të tjerëve? Shpesh e keni menduar pse, shkruan “Time”.

Epo kjo është shumë e thjeshtë: ata nuk kanë frikë të pranojnë dobësitë e veta dhe t’i rregullojnë, transmeton lajmi.net.

Që t’i bëni njerëzit që të iu pëlqejnë, gjithçka që duhet të bëni është ti ndiqni këto këshilla:

  • Bëni pyetje. Personat që bëjnë më shumë pyetje, duken më të interesuar, kjo i tërheqë njerëzit.
  • Flisni më shumë. Personat që mbajnë bisedën të gjallë janë shoqëri e mirë për të gjithë, por sigurohuni që gjërat që po thoni të mos jenë ofenduese ose shumë të drejt për drejta.

  • Kushtojuni kohë të tjerëve. Koha është gjëja më e vlefshme që mund ti jepni dikujt, prandaj të gjithë do të jenë mirënjohës për kohën që ju iu jepni.
  • Dëgjoni më mirë. Krahas me të folurit shumë qëndron edhe dëgjimi, sepse askush nuk ka dëshirë të jetë në prezencën e dikujt që flet vetëm për veten e tyre dhe nuk shfaq interes për atë që ke ti për të thënë.
  • Tregoni empati. Nëse ju interesoheni për mirëqenien e dikujt, lëreni ta kuptojnë, shpreheni. Askush nuk e di se a i doni apo jo pa iu shfaqur atë dhe pa iu thënë.
  • Pranojeni kur jeni gabim. Personat më të pa pëlqyer janë ata që nuk dinë të kërkojnë falje dhe ta pranojnë kur janë gabim.

  • Shmangni argumentet me një të qeshur. Nëse dikush nuk ka fjalë të mira për të thënë, mos u bëni si ata. Tregohuni më të mirë se ata, qeshni më mirë se të grindeni.
  • Mos u tregoni persistent. Nëse dikush është i pasigurt në dhënien e një përgjigje, mos i shtyni. Tregohuni i kuptueshëm dhe i durueshëm.
  • Pranojini dobësitë tuaja. Të gjithë kanë dobësi në karakter dhe për sa kohë që ne e mohojmë një dobësi, atëherë ne nuk do të jemi të aftë ta përmirësojmë atë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera