Uncategorized

“Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet”, Dua Lipa ka një apel për amerikanët

0

Sot në Amerikë po mbahen zgjedhjet, në të cilat po garojnë dy kandidatë për president, Donald Trump dhe Joe Biden, shkruan lajmi.net.

Shumë prej fytyrave publike tash e sa muaj i kanë deklaruar publikisht preferencat e tyre në këto zgjedhje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa herë ka dalë haptas me postime që e përkrahin Joe Biden.

Ajo ka shkëputur një pjesë nga bashkëbisedimi me Bernie Sanders dhe me atë video apelon tek qytetarët që ta shfrytëzojnë sot të drejtën e votës.

“VOTONI ‼ Në bisedë me @Berniesanders
Sot eshte dita!! Nëse nuk keni votuar tashmë, ju lutemi bëjeni SOT! Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Bëni atë që është e drejtë dhe votoni # BidenHarris”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, meqë kohën e fundit nuk ka qenë aktive me koncerte, për shkak të pandemisë, Dua Lipa po përgatitet për një koncert virtual.

Po ashtu, artistja pritet që së shpejti ta sjellë videoklipin e këngës së re. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Last chance 2 get your early bird tix TODAY!! ✨‼‼‼dualipa.com/studio2054 @livenowglobal #amexunstaged

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Lexo të tjera