Sport

Simy – sulmuesi më i mirë në Evropë për muajin mars, lë pas yjet si Ronaldo, Messi, Haaland dhe Lewandowski

0
simy-–-sulmuesi-me-i-mire-ne-evrope-per-muajin-mars,-le-pas-yjet-si-ronaldo,-messi,-haaland-dhe-lewandowski

Nigeriani ka realizuar tetë nga 12 golat e tij mes muajit 3 mars – 3 prill, por skuadra e tij ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje, transmeton lajmi.net.

Simy ka shënuar 11 gola që nga fillimi i sezonit 2021, aq sa ka edhe sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel. Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë gola që nga fillimi i vitit me 12.

Askush nuk ka shënuar me shumë se 28-vjeçari në muajin e kaluar.

Lorenzo Insigne, Dusan Vlahovic, Erling Haaland, Leo Messi, Luis Muriel dhe Rafa Mir kanë shënuar nga katër gola.

Cristiano Ronaldo, Gerard Morento, Kelechi Ihenacho me pesë, Karim Benzema ka menaxhuar të shënojë gjashtë derisa Robert Lewnadowksi me shtatë./Lajmi.net/

Lexo të tjera