Rozë

Sinan Vllasaliu po vjen me këngë të re

0
sinan-vllasaliu-po-vjen-me-kenge-te-re

Këngëtari Sinan Vllasaliu vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, që priten mirë në publik, shkruan lajmi.net.

Me anë të rrjeteve sociale, ai ka paralajmëruar një këngë të re, për të cilën po punon me “Emra Com”.

Sinani nuk preferoi të japë shumë detaje rreth kësaj kënge, por bëri të ditur se titullohet “Linda, Linda”.

Projekti në fjalë do të jetë i shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur kësaj radhe këngëtari. /Lajmi.net/

Lexo të tjera