Sport

S’ka futboll në Shqipëri, vazhdon bojkoti i kampionatit

0
s’ka-futboll-ne-shqiperi,-vazhdon-bojkoti-i-kampionatit

Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës, Edvin Libvohova është shprehur se bojkoti do të vazhdojë.

Më tej ai u shpreh se kërkesat janë kthyer pas për t’u përgatitur përsëri dhe t’i dërgohen kryeministrit.

“Përfundimisht ramë dakord për të dërguar pas listën me 4 kërkesat që kemi bërë. Do kthehen pas për t’u përgatitur dhe për t’u dërguar përsëri. Përshëndesim deklaratën e Fidel Yllit që qeveria është e gatshme për të dëgjuar kërkesat tona. Ne do vazhdojmë ta shikojmë situatën ditë pas ditë. Bojkoti do të vazhdojë”, u shpreh Libohova.

Lexo të tjera