BotaLajme

Skandal në Kishë, prifti kapet duke kryer marrëdhënie me dy vajza

0

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Luiziana të SHBA-së. Dy gra, Mindy Dixon, 41 vjeçe dhe 23-vjeçarja Melissa Cheng janë kapur duke kryer marrëdhënie me Rev Travis Clark, 37 vjeç, në Kishën Katolike Romake të Shenjtorëve Peter dhe Paul.

Prift në Luiziana është arrestuar me akuzën se filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me dy gra në altarin e kishës së tij. Prifti katolik u kap në flagrancë më 30 shtator nga një kalimtar që vuri re dritat në “Saints Peter and Paul Roman Catholic Church” që ishin ndezur.

Kur kalimtari u afrua tek kisha pa Clark duke bërë seks me gratë. Dëshmitari tha se gratë ishin të veshura me korse dhe çizme me taka të larta.

Në altar ishin të vendosura drita për ndriçimin e vendit, lodra seksi dhe një celular që filmonte mbi një stol. Dëshmitari tha në polici se prifti dukej sikur po regjistronte aktin seksual.

Të tre u akuzuan për sjellje të pahijshme në publik. Pas arrestimit, Clark, i cili u shugurua në 2013, u pezullua nga kryepeshkopata. Nëse dënohen prifti 37-vjeçar dhe dy gratë mund të përballen me 6 deri në 3 vite burg.

Lexo të tjera