FunRozë

Skandali i radhës, modelja e akuzon Donald Trumpin se e kishte sulmuar sek*ualisht, lexoni detajet shokuese

0

Amy Dorris, e cila më parë ka qenë modele, e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për sulm seksual gjatë turneut të tenisit “US Open” para më shumë se dy dekadave.

Në një intervistë për gazetën The Guardian, Amy Dorris pretendon se Trumpi i ishte afruar në mënyrë kërcënuese jashtë tualetit në sektorin VIP gjatë turneut që ishte mbajtur në Nju Jork më 5 shtator të vitit 1997.

Gruaja që në atë kohë i kishte 24 vjet e akuzon Trumpin se ia ka lëpirë fytin, e ka sulmuar në tërë trupin dhe e ka mbajtur në një mënyrë që nuk mund të ikte.

“Ai thjesht ma lëshoi gjuhën nëpër fyt dhe unë e shtyeja. Në atë moment kapja e tij u bë më e fortë dhe duart e tij ishin mbi prapa**cën time, mbi gjoksin tim, mbi shpinën time, mbi gjithçka”, tha ajo.

“Unë isha në kapjen e tij dhe nuk mund të dilja prej saj. Nuk e di si e quani atë kur ia lëshon gjuhën dikujt në fyt, por e largova me dhëmbë. E shtyja dhe mendoj se mund t’ia kem lënduar gjuhën”, shtoi ish-modelja.

Përmes avokatëve të tij, presidenti amerikan mohoi me shprehjet më të fuqishme se ndonjëherë e ka sulmuar Dorrisin apo se është sjellë në mënyrë jo të duhur ndaj saj.

Për të ofruar dëshmi për takimin me Trumpin, Dorris tregoi biletën për turneun “US Open” dhe gjashtë fotografi ku ajo shihet me Trumpin gjatë gjashtë ditëve në Nju Jork. Në atë kohë, Trumpi ishte 51-vjeç dhe ishte i martuar me gruan e dytë, Marla Maples.

Nëna e dy vajzave binjake tha se në vitin 2016 e ka shqyrtuar mundësinë që të flasë publikisht për këtë incident, kur disa gra të tjera i bënë publike akuzat e ngjashme kundër kandidatit të atëhershëm për president të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ajo tha se vendosi të mos e bënte këtë pjesërisht për shkak se mendonte që do ta lëndonte familjen.

Dorris tha se i ka kaluar disa ditë me Trumpin në shtator të vitit 1997 pasi kishte shkruar në Nju Jork për një fundjavë me të dashurin e atëhershëm, Jason Binn.

 

 

(Kosova Sot Online)

Lexo të tjera