BotaLajme

Skandaloze, deputeti harron kamerën e ndezur – kapet në momente intime me partneren para seancës virtuale në Argjentinë

0

Një deputet në Argjentinë është suspenduar pasi që kamera e ka regjistruar duke ledhatuar partneren e tij, para se t’ia zhvishte bluzën gjatë një seance virtuale që po zhvillohej në dhomën e ultë të Kongresit.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme shumica e deputetëve po merrnin pjesë përmes videolinkut, e politikani Juan Emilio Ameri është filmuar duke qëndruar pranë partneres në një pozitë të palakmueshme, transmeton Telegrafi.

E pas këtij incidenti që u bë viral në internet ka nxitur pakënaqësinë e opinionit në Argjentinë, ku deputetët votuan për suspendimin e Amerit.

Ai është deputet i provincës veriore Salta që është pjesë e koalicionit qeveritar. Gjatë një interviste dhënë për një radio lokale, Ameri ka thënë se ndihet keq për atë që ka ndodhur.

Ai theksoi se linja e internetit ishte e dobët dhe se nuk ishte në dijeni që është kapur në momente intime me partneren, shkruan agjencia Reuters. /Telegrafi/

Lexo të tjera