Lajme

Skandaloze: Masakra e Reçakut në librin e historisë cilësohet si incident

0

Gazeta Express ka siguruar gjashtë librat “Projekti i Historisë së Përbashkët” të cilat janë komentuar për kontradiktat që përmbajnë në lidhje me trajtimin e shqiptarëve të Kosovës në periudha të ndryshme historike me theks të veçantë luftës së fundit.


Në versionin anglisht të librit “Luftërat, Ndarjet, Integrimi” (1990-2008), kapitulli II-27”, Masakra e Reçakut përshkruhet si “Rasti i Reçakut” në Kosovë, por emërtimi në fshatin ku është kryer gjenocid nga Serbia është shkruar siç shkruhet në gjuhën serbe “Račak” e jo Reçak ose në anglisht Recak.

Masakra në të cilën u vranë fëmijë, pleq e gra është prezantuar në tri versione. I pari është nga ekipi i forenzikës së BE’së, i dyti i gazetës serbe “Vreme” e tek në fund versioni i gazetës “Koha Ditore”.

Në përshkrimin e ngjarjes thuhet se policia serbe dhe UÇK u përleshën në fshatin Reçak më 15 janar 1999. “Deri më sot opinionet rreth incidentit janë komplet të kundërta. Sipas Human Rights Watch, OSBE’së dhe Tribunalit për Krime Luftë të Ish-Jugosllavisë, ajo çfarë ka ndodhur në Reçak ishte një masakër e civilëve shqiptarë nga forcat e sigurisë së Serbisë. Kurse autoritetet e Ish-Republikës së Jugosllavisë pretendojnë që ata që janë vrarë kanë qenë pjesëtarë të UÇK’së dhe kanë qenë të përfshirë në një përleshje të armatosur me forcat e sigurisë”.


Në përkthimin në shqip të librit “Luftërat, Ndarjet, Integrimi”,(1990-2008) Reçaku përshkruhet si ngjarje.

Organizata joqeveritare “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe” që ka selinë në Selanik ka botuar gjashtë libra mësimorë alternativë të historisë të titulluar “Projekti i Historisë së Përbashkët” në vitin 2016.

Në botimin e këtyre librave kanë marrë pjesë historianë nga të gjitha vendet e Ballkanit, e nga Kosova ka qenë profesori i historisë Frashër Demaj. Trajtimi i ngjarjeve dhe shqiptarëve të Kosovës në këto libra ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta.

Lexo të tjera