Sport

Skuadra e Liverpoolit ka frikë se Salah mund të largohet këtë verë

0
skuadra-e-liverpoolit-ka-frike-se-salah-mund-te-largohet-kete-vere

Egjiptiani veçse ka hyrë në histori si një nga nënshkrimet më të mira të The Reds, pasi ka shënuar mbi 100 gola prej transferimit nga Roma në 2017, transmeton lajmi.net.

Statistikat e tij vazhdojnë të mbesin fantastike, ku është golashënuesi më i mirë i Premierligës së bashku me Harry Kane këtë sezon.

Sidoqoftë, Liverpool e gjen veten në një pozicion paksa të vështirë me 28-vjeçarin.

Vlera e tij së shpejti do të zvogëlohet nëse ai nuk vendos të rinovojë kontratën e tij me Anfield, pasi i mbesin vetëm dy vite në kontratën e tij aktuale.

Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit dhe një transferim të mundshëm në Spanjë, nuk e refuzoi as Salah në një intervistë për Marca./Lajmi.net/

Lexo të tjera