BotaLajme

Sllovakia teston gjysmën e popullsisë brenda ditës: Shtetet tjera e marrin si model

0

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testuan për koronavirus të shtunën, dita e parë e një testimi të gjithë vendit, me qeverinë që shpreson të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit, pa u ndërmarrë një izolim për herë të dytë, transmeton Gazeta Metro.


Skema, e para për një vend me madhësi të Sllovakisë, po shikohet nga kombet e tjera duke kërkuar mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve të tyre shëndetësore.

Ministri i mbrojtjes, Jaroslav Naď tha të dielën se më shumë se 2 milion sllovakë ishin testuar, dhe 25,850 ose 1% e tyre rezultuan pozitiv dhe duhet të futen në karantinë.

Vendi i BE-së ka një popullsi prej 5.5 milion njerëz dhe synon të testojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, përveç fëmijëve nën 10 vjeç.

Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe mbështetëse të ushtarëve, policisë, punonjësve administrativë dhe vullnetarëve ndihmuan që të realizohen këto testime.

Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria ka thënë se do të vendosë një bllokim për ata që nuk marrin pjesë, duke përfshirë një ndalim për të shkuar në punë.

Kryeministri, Igor Matovič, kërkoi falje për presionin mbi njerëzit për të marrë pjesë, por tha se kërkesa ishte e justifikuar. “Liria duhet të shkojë së bashku me përgjegjësi ndaj atyre që … janë më të dobëtit ndër ne, pacientët e onkologjisë, të moshuarit, njerëzit me sëmundje të tjera,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Sllovakia kishte relativisht pak raste në pranverë dhe verë pasi vendosi shpejt kufizime. Por infeksionet janë rritur në javët e fundit, duke ngritur shqetësime se vendi mund të ndjekë Republikën Çeke, e cila ka shkallën më të lartë të vdekjes dy-javore në Evropë./gazetametro.net

Lexo të tjera