Lajme

Sot në Prishtinë ndërroi jetë, Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi

0

Sot,  më 13 nëntor 2020 në Prishtinë, pas një sëmundje të rëndë dhe nga virusi korona  ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, atdhetari,  Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit,  Ismet Krasniqi nga Prishtina.

Faik Krasniqi ishte një përkrahës i lirisë, pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar.

Gjatë luftës çlirimtare, Faiku me profesion ishte rrobaqepës, dhe në shtëpinë e tij në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka qepur uniformat e UÇK-së për luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Arbërisë në Prishtinë. (rkl)

Lexo të tjera