Lajme

Specialja e publikon aktakuzën ndaj Pjetër Shalës, përmenden edhe Sabit Geci e Xhemshit Krasniqi

0
specialja-e-publikon-aktakuzen-ndaj-pjeter-shales,-permenden-edhe-sabit-geci-e-xhemshit-krasniqi

Në aktakuzë, Shala konsiderohet të jetë siç është bërë tashmë i njohur termi i përdorur nga Gjykata Speciale si pjesë e një “Ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Mbi Shalën rëndojnë akuza për Ndalim Arbitrar, Trajtim Mizor, Torturë dhe Vrasje.

Pika e 31-të e aktakuzës së publikuar nga Gjykata Speciale thotë:

31. Pjetër SHALA është individualisht penalisht përgjegjës për:

Pika 1: NDALIM ARBITRAR në fabrikën e metaleve në Kukës midis afërsisht 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999, një KRIM LUFTE, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) dhe 16 (1) (a) të Ligjit;

Pika 2: TRAJTIM MIZOR në fabrikën e metaleve në Kukës midis afërsisht 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999, një KRIM LUFTE, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) (i) dhe 16 (1) (a) të Ligjit;

Pika 3: TORTURË në fabrikën e metaleve në Kukës midis afërsisht 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999, një KRIM LUFTE, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) (i) dhe 16 (1) (a) të Ligjit;

Pika 4: VRASJE në fabrikën e metaleve në Kukës midis afërsisht 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999, një KRIM LUFTE, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) (i) dhe 16 (1) (a) të Ligjit;

Në pikën e 10-të të aktakuzës ndaj Shalës përmenden edhe emrat e Sabit Gecit dhe të Xhemshit Krasniqit.

Kujtojmë se Pjetër Shala ishte intervistuar më 20 shkurt të 2019-tës nga hetuesit e Speciales.

Shala, në luftë i njohur me nofkën “Komandant Ujku”. Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë.

Emri i Pjetër Shalës ishte përmendur edhe në aktakuzën ndaj Ramush Haradinajt në Gjykatën e Hagës. /Lajmi.net/

Aktakuzën e plotë mund ta lexoni KËTU. 

 

Lexo të tjera