Sport

Sterling largohet nga kombëtarja e Anglisë, zëvendësohet nga Reece James

0
sterling-largohet-nga-kombetarja-e-anglise,-zevendesohet-nga-reece-james

Ylli i Manchester City ishte grumbulluar në listën e Gareth Southgate për ndeshjet e tetorit, por ato nuk do t’i zhvillojë.

Anësori anglez është tërhequr nga grumbullimi, si pasojë e një lëndimi, bëjnë të ditur mediet britanike, përcjell lajmi.net.

Lojtari do t’i humb të tri ndeshjet e Anglisë këtë muaj.

Nuk dihet se cili është lëndimi i Sterling, por mungesa e tij te Manchester City pas rikthimit do të ishte humbje e madhe për ‘Citizens’.

Sterling shkonte në grumbullimin e Anglisë në një formë mjaft të mirë, pas golit të shënuar kundër Leeds United.

Anëtarin e Manchester City do ta zëvendësojë Reece James, i cili ka shkëlqyer së fundmi me fanellën e Chelsea. /Lajmi.net/

Lexo të tjera