Lajme

Stublla: Një grup ekspertesh mjekësor nga Gjermania do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftimin e koronavirusit

0
stublla:-nje-grup-ekspertesh-mjekesor-nga-gjermania-do-te-vijne-ne-kosove-per-te-ndihmuar-luftimin-e-koronavirusit

Sic njofton kumtesa, Haradinaj Stublla e ka falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën që ky shtet do t’i jep Kosovës, duke dërguar një delegacion të përbashkët të OBSH-së dhe Gjermanisë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. E falënderova Rohde dhe shtetin gjerman që pas shkëmbimit të letrave mes Ministrive tona, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT, do të qëndrojnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19”, tha ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka falënderuar gjithashtu shtetin gjerman edhe për rolin konstruktiv të tij, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Falënderova Gjermaninë për rolin e saj konstruktiv në udhëheqjen e orientimit strategjik të BE-së, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka përfunduar shefja e diplomacisë kosovare. /Lajmi.net/

Lexo të tjera