Bota

Studimi i fundit: Syzet optike ulin rrezikun e infektimit me Covid-19

0
studimi-i-fundit:-syzet-optike-ulin-rrezikun-e-infektimit-me-covid-19

Studieusit nga Kina zbuluan se pacientët me Covid-19 kishin 5 herë më pak të ngjarë të prekeshin sesa të tjerët. Sipas ekipit, i cili u mor me studimin, kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 (është një proteinë në sipërfaqen e qelizave), me anë të të cilave virusi hyn dhe infekton qelizat njerëzore, mund të jenë në sy.

Gjetjet, gjithashtu, mbështesin provat se punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të mbajnë syze.

Për këtë studim, ekipi vëzhgoi 276 pacientë të diagnostikuar me Covid-19 nga 17 janari deri më 13 mars.

30 pacientë kishin syze të vëna. Askush prej personave të diagnostikuar me virus nuk kishin përdorur syze, lente kontakti dhe as nuk i ishin nënshtruar ndërhyrjes për korrigjimin e shikimit.

“Gjetja jonë më e madhe ishte se pacientët me Covid-19 që mbajnë syze për një kohë të gjatë gjatë ditës, janë më pak të ndjeshëm ndaj virusit”,- shkruan autorët e studimit.

Studiuesit pretendojnë se syzet parandalojnë ose dekurajojnë përdoruesit të prekin sytë, duke shmangur kështu shpërndarjen e virusit nga duart tek sytë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera