Bota

Suarez për ditët e fundit te Barca: Kam qarë, kam stërvitur i vetëm

0
suarez-per-ditet-e-fundit-te-barca:-kam-qare,-kam-stervitur-i-vetem

Gjatë kohës së tij në fanellën te Barcelona, ai u bë një ikonë e klubit, por fundi ishte i keq, duke përjetuar një poshtërim të madh.

Ai tani ka folur hapur për ditët e fundit si lojtar i Barcelonës.

“Ditët para transferimit te Atletico ishin të komplikuara. Kam qarë shkaku i asaj që po kaloja, nuk e pranova mirë mesazhin e klubit”, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.

“Ata kërkonin një zgjidhje se si të largohesha nga ekipi. Ishte një mënyrë e keqe për ta bërë atë. Kishte gjëra për të cilat nuk dija asgjë. Unë stërvitesha i vetëm, dhe nuk kam luajtur 11×11 gjatë stërvitjes”.

Duke folur për përshëndetjen e fundit me Messin, Suarez shtoi: “Unë nuk u habita që Messi më përshëndeti publikisht, ne e njohim mirë njëri tjetrin, ai e dinte rreth dhimbjes sime”./Lajmi.net/

Lexo të tjera