Sport

Suarez s’ka dyshime: Atletico Madrid ose qëndroj te Barcelona

0
suarez-s’ka-dyshime:-atletico-madrid-ose-qendroj-te-barcelona

Luis Suarez e ka të qartë, dëshiron të transferohet në Atletico Madrid ose do të mbetet te Barcelona.

Sulmuesi uruguaian kërkohet nga rivali i La Ligës dhe dëshiron t’i bashkohet ekipit të trajnerit Diego Simeone.

Ai nuk do të konsiderojë asnjë opsion tjetër andaj nëse nuk arrihet marrëveshja, mund të vendos të qëndroj te Barcelona ku ka kontratë deri në verën e vitit 2021, raporton Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

Suarez së fundmi kërkohej edhe nga Juventus.

Mirëpo, marrëveshja nuk u finalizua për shkak se skuadra kampione nga Serie A nuk ka të drejtë të regjistrojë futbollistë të tjerë jo evropianë gjatë këtij afati kalimtar të verës, kurse Suarez nuk posedon pasaportë evropiane. /Lajmi.net/

Lexo të tjera