Komiteti ndërfetar gjerman, ai i krishterë dhe hebre do të zhvillojnë një gjest uniteti, si pasojë e sulmeve terroriste në Nisë dhe Vjenë. Ata do të mbajnë fjalime së bashku me një zyrtar të lartë nga Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani.
Këshilli Gjerman i Myslimanëve do të mbajë një tubim para Ambasadës Austriake në Berlin këtë premte, shkruan DW, transmeton Gazeta Express
Organi i lartë islamik thirri tubimin pas një numri sulmesh vdekjeprurëse terroriste me motive islamike që tronditën Francën dhe Austrinë javët e fundit.
Të pranishmit gjithashtu do të jenë në gjendje të vendosin lule dhe të ndezin qirinj për të përkujtuar të dashurit e tyre.
Kush do të marrë pjesë në tubim?
Kryetari i Këshillit Qendror, Aiman Mazyek, do të mbajë një fjalim të shkurtër.
Peshkopi protestant për Berlinin, Christian Stäblein, dhe kryepeshkopi i Kishës Katolike në Berlin, Heiner Koch, do të marrin pjesë së bashku me kryetarin e Konferencës së Përgjithshme Rabine të Gjermanisë, Rabbin Andreas Nachama.
Ata do t’i kujtojnë viktimat dhe do t’i shprehin ngushëllimet e tyre për familjet. Ambasadori austriak, Peter Huber, do të jetë gjithashtu i pranishëm në ngjarjen që do të zhvillohet sipas rregulloreve aktuale të koronavirusit, sipas të cilave tubimet e mëdha nuk lejohen./Express