Lajme

Sulmon me çekiç dy kolegët e punës, njërit i shkakton lëndime të rënda

0

Një person ka sulmuar me çekan dy kolegët e tij derisa kanë qenë duke punuar në një objekt ndërtimi.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Sevcë të Shtërpcës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ne një objekt ndërtimi ka sulmuar me një çekan dy viktimat meshkuj  kosovar , ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime te renda trupore, kurse tjetrit te lehta sipas raportit mjekësorë”, njofton policia.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është intervistuar ndërsa me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, njofton policia.

Lexo të tjera