Sport

Super Kupa e Francës – formacionet kryesore PSG kundër Marseille

0
super-kupa-e-frances-–-formacionet-kryesore-psg-kunder-marseille

Akoma pa u bërë 1 muaj që nga emërimi i Mauricio Pochettinos në stolin e PSG, ai tani do të luajë finalen e parë me klubin parisien dhe kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha për të.

Megjithatë, PSG do të jetë pa Rafinha, Kehrer, Dagba, Bernat, Letellier. Rikthimi i Neymar nga lëndimi është lajm shumë i mirë për trajnerin argjentinas.

Marseille në anën tjetër, nuk kanë mungesa të mëdha në këtë ndeshje përpos Tomaz de Lima dhe Jordan Amavi.

Formacionet zyrtare për këtë ndeshje janë këto:

PSG: Navas; Kurzawa, Diallo, Marquinhos, Florenzi; Herrera, Verratti, Paredes; Mbappe, Icardi, Di Maria.

Marseille: Wandanda; Nagatomo, Gonzalez, Caleta-Car, Sakai; Gueye, Kamara, Rongier; Radonjic, Payet, Thauvin./Lajmi.net/

Lexo të tjera