Sport

Superligë, Feronikeli mposht Trepça 89

0
superlige,-feronikeli-mposht-trepca-89

“Nikli” filloi ndeshjen mirë dhe në minutën e 30’ u akordua penallti në favor të tyre, të cilën e konkretizoi në gol maqedonasi, Marko Simonovski.

Me të filluar pjesa e dytë pati edhe një angazhim të Trepçës 89 por pa sukses për të shënuar, ishte ekipi i Klodian Duros që dyfishoi rezultatin përmes Adem Maliqit në minutën 46’.

Pas kësaj fitore Feronikeli ngjitet në pozitën e pestë në tabelë dhe ka 19 pikë, ndërsa Trepça 89 mbetet në pozitën e tetë por pa rrezik për rënje nga kategoria pasi ka dyfish pikë me shumë se dy rivalët e fundit./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera