Lajme

Syla ironizon me VV-në: Fat të poshtër kishit pasë, kurrë s’ju lanë me punu

0
syla-ironizon-me-vv-ne:-fat-te-poshter-kishit-pase,-kurre-s’ju-lane-me-punu

Syla në një postim në Facebook, në formë ironike ka thënë se VV-së njëherë e një kohë i pengonte Serbia e Rusia, pastaj komandantët e UÇK-së,  dikur Grenelli, Isa Mustafa e Agim Veliu, ndërkaq që tash kësaj partie po i pengojnë mediat, shkruan lajmi.net.

“Çfarë fati të poshtër e kishit pasë edhe ju. Kurrë sju lanë me punu… bile sa herë po uleni me hongër diçka, hundët gjak po ju qesin, si jetimave në filma turqisht”, ka shkruar Valon Syla.

Postimi i plotë i tij:

1 herë ju pengojke, Serbia e Rusia, e kuptushme kjo. Pastaj, Komandantat e UÇK, SHIK’u, Thaçi e Veseli, pastaj Amerika e Grenelli, pastaj Isa Mustafa e Agim Veliu, madje edhe Driton Selmanaj s’bojke me hi në parlament. Tash i erdhi rendi mediave. Kush po ju mëson kështu. Mos ai mixha i Glaukut si kuadër i ri që ish?

Çfarë fati të poshtër e kishit pasë edhe ju. Kurrë sju lanë me punu… bile sa herë po uleni me hongër diçka, hundët gjak po ju qesin, si jetimave në filma turqisht. Ndërsa, doktrina? Dihet. Aty faji eshtë jetim. Mirë është. Tash, banu vikendit në Shqipëri se i keni zgjedhjet. /Lajmi.net/

Lexo të tjera