Lajme

Szunyog-LDK-së: Të zbatohen reformat dhe të japin rezultate

0
szunyog-ldk-se:-te-zbatohen-reformat-dhe-te-japin-rezultate

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter, Szunyog, ka kërkuar nga LDK-ja që të angazhohen dhe ta marrin më seriozisht zbatimin e reformave dhe iu ka kërkuar që të kenë më shumë bashkëpunim edhe me partnerët e koalicionit por edhe me opozitën.

“Me Grupin Parlamentar të LDK-së, biseduam për reformat në lidhje me BE-në se ato duhet të zbatohen me çdo kusht dhe duhet të japin rezultate. MSA-ja dhe agjenda evropiane për reforma do të ofrojë mjetë për këtë. Është e rëndësishëm koordinimi me partnerët e koalicioni dhe opozitës për çështjet me interes kombëtar”, ka shkruar Szunyog. /Lajmi.net/

Lexo të tjera