Lajme

Tahiri aludon se dje pati pazare, teksa thotë se pa opozitën nuk ka rezultate

0
tahiri-aludon-se-dje-pati-pazare,-teksa-thote-se-pa-opoziten-nuk-ka-rezultate

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë ka aluduar se ngjarjet e djeshme i ngjanin pazareve, duhet theksuar se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shumë e polarizuar, transmeton lajmi.net.

“Duke mos hyrë në gjëra që i ngjanin pazareve dje, dëshiron të theksoj se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shumë e polarizuar. Opozita në pjesën më të madhe doli kundër”, tha ajo.

Tutje Tahiri shtoi se i takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën.

“I takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës. U pa edhe dje, se po të mos bënte kompromis një pjesë e opozitës nuk do të kishte rezultate”, shtoi ajo./Lajmi.net/

Lexo të tjera