BotaLajme

Tajvani nisi aeroplanët luftarak dy ditë rresht, i dalin në pritë atyre të Kinës

0

Forcat Ajrore të Tajvanit nisën aeroplanët e tyre luftarakë të shtunë pasi disa fluturake kineze ju afruan ishullit dhe tejkaluan vijën e mesme në ngushticën e Tajvanit, derisa qeveria e Tajvanit i bënte thirrje Pekinit të ‘tërhiqej nga gremina’, transmeton Gazeta Metro.


Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka njoftuar se 19 fluturake të Kinës ishin përfshirë, një më shumë se ditën e premte, ku disa prej tyre hynë në zonën e mbrojtur ajrore të Tajvanit në jugperëndim të bregdetit të ishullit.

Tajvani është ankuar për incidente të përsëritura të fluturakeve kineze që fluturojnë afër ishullit këtë vit, dhe është detyruar rregullisht të nisë aeroplanët e saj për të ju dalë para.

Kina të premten kishte njoftuar për gjoja stërvitej ushtarake të ndërlidhura me misione paqeruajtëse në OKB afër ngushticës së Tajvanit dhe kishte denoncuar- siç e quan- komplot mes ishullit dhe Shteteve të Bashkuara.

Nënsekretari për çështje ekonomike i SHBA’së, Keith Krach  kishte zbritur në Taipei të enjten për një vizitë tre ditore, që është zyrtari më i lartë amerikan i Departamentit të Shtetit që vizioton Tajvanin, në rreth katër dekada, që zemëroi Kinën. Ai është larguar të shtunën pasdite, sipas ministrisë së jashtme të Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, në një deklaratë të ndarë, ka thënë se Kina po kryente veprimtari provokuese, duke dëmtuar seriozisht paqen dhe stabilitetin.

“E dënojmë këtë me ashpërsi, ju bëjmë thirrje autoriteteve të kontinent që të kontrollojnë veten dhe të largohen nga gremina.”

Gazeta tabloid e popullarizuar në Kinë dhe e mbështetur nga pushtetit komunist në Pekin, The Global Times, ka shkruar një raport të shtunën se stërvitjet e të premtes ishin provë për pushtimin e Tajvanit.

“SHBA dhe Tajvani nuk duhet të nënvlerësojnë situatën, apo të besojnë se kjo stërvitje ishte blof. Nëse ata vazhdojnë të provokojnë, lufta pashmangshëm do të shpërthej” shkruhej aty.

Jeta në ishull ka vazhduar si zakonisht pa shenja paniku. Tajvani ka kohë që është përshtatur ka kohë me jetën nën kërcënimin e partisë komuniste kineze.

Populli në Tajvan nuk tregon aspak interesim që të sundohet nga Kina autokratike, kur ri-zgjodhën Presidentin Tsai Ing-wen me shumicë dërrmuese pasi në përgjithësi garoi me platformën e rezistencës ndaj Pekinit komunist./gazetametro.net

Lexo të tjera